Pas incidentit në Aeroportin Reagan, SHBA ndalon përkohësisht fluturimet stërvitore me helikopterë pranë Pentagonit

5 Maj 2025, 20:36 / BOTA ALFA PRESS

Pas incidentit në Aeroportin Reagan, SHBA ndalon përkohësisht

Ushtria amerikane ka pezulluar përkohësisht fluturimet stërvitore me helikopterë në zonën përreth Pentagonit.

Ky vendim është marrë teksa po priten përfundimet e hetimit lidhur me një incident të ndodhur të enjten e kaluar, kur dy avionë pasagjerësh u anuluan uljen në Aeroportin Ndërkombëtar “Reagan” në Uashington, për shkak të pranisë së një helikopteri ushtarak Black Hawk në zonë.

Sipas një zyrtari të cituar nga Reuters, Njësia e 12-të Ajrore ka ndaluar fluturimet stërvitore pranë Pentagonit derisa të sqarohen rrethanat e incidentit.

Ky pezullim vjen në një kohë kur Forcat Ajrore kishin nisur të rinisin gradualisht fluturimet stërvitore, pas një aksidenti tragjik të ndodhur më 29 janar, kur një helikopter Black Hawk, gjatë një misioni trajnues, u përplas në ajër me një avion të linjës së kompanisë American Airlines pranë aeroportit “Reagan”, duke shkaktuar vdekjen e 67 personave.

 

Po ndodh...