‘Giro d’Italia’ vjen në Shqipëri për herë të parë, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve në kryeqytet

5 Maj 2025, 20:20 / SPORT ALFA PRESS

‘Giro d’Italia’ vjen në Shqipëri për herë

Nga data 9 deri më 11 maj 2025, gara e çiklizmit në Europë, Giro d’Italia, do të nisë për herë të parë nga Shqipëria.

Tre etapa– Durrësi, Tirana dhe Vlora – do të jenë mikpritëset e kësaj sfide spektakolare, ku 180 çiklistë profesionistë, ndër kampionët më të mëdhenj të botës, do të garojnë në rrugët tona, nën ritmin e adrenalinës dhe bukurisë shqiptare.

Gara starton në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, më 9 maj në orën  13:00, për të vijuar nëpër itinerarin dhe përmbyllet në Sheshin “Nënë Tereza”, ku çiklistët pritet të mbërrijnë rreth orës 18:00.

Për garantimin e organizimit, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit, kanë hartuar një plan të posaçëm masash për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të parashikuara.

Si ndryshon qarkullimi i automjeteve:

– Rruga “SH3 (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin Teg)”;

– Rrethrrotullimi “Teg” deri te rrethrrotullimi “Sauk”, – Rruga e “Elbasanit”, Blv. “Bajram Curri”, rruga “Ali Shefqeti”, rruga “Alajdin Frashëri”; – Rruga “Rexhekrit”, rruga “Sh54” — “Unaza Madhe”, rruga “Sotir Çaci”;

* Rruga “Xhanfize Keko”, rruga “Arkitekt Kasemi”, Blv. “Zhan D’Ark” dhe Blv “Dëshmorët e Kombit”.

1.1. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të devijohet si më poshtë: – Linja Nr. 2 “Teg — Sauk i Vjetër — Kopshti Zoologjik — Ish Stacioni i Trenit” do të devijojë tek sheshi “Ëillson” për në rrugën “Sami Frashëri”. – Linja Nr. 5/a “Ish Kombinati i Autotraktoreve — Qendër”, pezullohet perkohësisht.

–              Linja Nr. 8 “Qendër – Sauk i ri – Teg/ Sauk i vjetër/ Sanatorium”, pezullohet përkohësisht.

–              Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” (segmenti a; segmenti b ), pezullohet përkohësisht.

* Linja Nr. 10 me degëzimet: degëzimi 10/a “Marteniteti i Ri -Qendër”, degëzimi 10/b “Mihal Grameno – Qendër” dhe degëzimi: 10/c “Rrethrrotullimi Shkozë – ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht.

–              Linja nr. 11 “Porcelan, pezullohet përkohësisht.

–              Linja Nr. 13 “Tirana e Re” do të devijojë tek sheshi “Ëillson”në rrugën “Sami

–              Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt”, pezullohet përkohësisht

–              Linja Nr. 13 -Tiranë – Baldushk – Tirant, pezullohet përkohësisht.

–              Linja Nr. 1 -Tiranë – Petrelë – Tiranë”, pezullohet përkohësisht.

–              Linja Nr. 3 “Tiranë – Farkë-Tiranë”, pezullohet përkohësisht.

* Linja Nr. 9 “Tiranë – Bërzhitë – Tiranë, pezullohet përkohësisht.

* Linja Nr. 5 “Tiranë – Dajt – Tiranë, pezullohet përkohësisht.

* Linja Nr. 16/2 “Tujan”, pezullohet përkohësisht.

* Linja Nr. 16/7 “Lanabregas”, pezullohet përkohësisht.

–              Linja Nr. 11 “Tiranë – Krrabë – Tiranë”, pezullohet përkohësisht.

* Linja Nr. 14/11 “Vrap”, pezullohet përkohësisht.

* Linja Nr. 15 “Tiranë – Shëngjergj – Tiranë, pezullohet përkohësisht.

1.2 Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të automjeteve në shërbim të eventit, nga ora 08:00 deri në orën 18:00, të datës 09.05.2025, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, segmenti i rrugës mbrapa “Pallatit të Kulturës” si dhe në brendësi të “ish Gardës së Republikës”.

1.3 Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet në segmentet rrugore si më poshtë:

* Në “Unazën e Madhe” e qytetit, rrugën “Perlat Rexhepi”, rrugën “Abdyl Frashëri”, rrugën “Ismail Qemali” dhe në rrugën “Ali Demi”.

* Tek Sheshi “Skënderbej, rruga “Urani Pano”, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Blv “Gjergj Fishta”, rruga “Muhamet Gjollesha”, Blv “Bajram Curri”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe në rrugën e “Elbasanit”.

2.1. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

–              Linja Nr. 1/a “Selitë – Kristal – Qendër – ish Stacioni i Trenit – Allias” , linja nr. 1/b, “Kodra e Diellit – Kristal – Qendër – ish Stacioni i Trenit – Allias”, pezullohet përkohësisht.

–              Linja Nr.2 “Teg Sauk i vjetër Kopshti Zoologik – Ish Stacioni i Trenit”, pezullohet përkohësisht.

* Linja Nr.3 “Kashar” (degëzimi 1 orar; degëzimi 1 antiorar; degëzimi 2), pezullohet përkohësisht.

* Linja Nr.4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijohet tek sheshi “Karl Topia”

–              Linja Nr. 5/a “ish Kombinati i Autotraktoreve – Qendër”, pezullohet përkohësisht. – Linja Nr. 5/b “Institut – Qendër” devijohet tek sheshi “Karl Topia”.

* Linja Nr.6 “Laprakë” devijohet tek sheshi “Karl Topia”

* Linja Nr. 8 “Qendër – Sauk i Ri – Teg/ Sauk i vjeter/ Sanatorium” devijohet tek Fakulteti i Ekonomikut.

* Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” (segmenti a; segmenti b) devijohet tek Fakulteti i Ekonomikut.

–              Linja Nr. 10 me degëzimet: degëzimi 10/a “Marteniteti i Ri – Qender”, degëzimi 10/b “Mihal Grameno – Qender” dhe degezimi: 10/c “Rrethrrotullimi Shkozë – ish Fusha e Aviacionit” .

–              Linja Nr. 12 “Uzina Dinamo e Re – Sharre”, pezullohet përkohësisht.

* Linja Nr. 13 “Tirana e Re” (sensi orar / sensi antiorar), pezullohet përkohësisht.

–              Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio / Tufine (degëzimi 1 “Kombinat – Kinostudio”/ degezimi 2 -Kombinat – Tufine”), pezullohet përkohësisht.

–              Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbert” (sensi orar / sensi antiorar), pezullohet përkohësisht. 2.2. Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet si me poshtë:

-Në rrugët -Ibrahim Rugova” deri te rruga “Perlat Rexhepi”, rrugen “Abdyl Frasheri”, rrugen “Ismail Qemali”. rrugën “Papa Gjon Pali II”, dhe në rrugën”Dervish Hima”.

 

Po ndodh...