
Rama për LaCivitan: Si korçari te “Gjeneral Gramafoni”. Erdhi nga Amerika, mori 6 mln dollarë e iku

Edi Rama, gjatë mitingut të sotëm në Korçë, ka sulmuar edhe kundërshtarin e tij, Sali Berishën, si dhe ish-drejtuesin e fushatës së Trump, Chris LaCivita.
Rama e krahasoi LaCivitan me aktorin korçar që luante tek filmi “Gjeneral Gramafoni”, teksa sipas tij, ai erdhi nga Amerika, erdhi ca vërdallë dhe iku, por mori 6 milion dollarë.
Edi Rama: Përse do të shkojmë më 11 maj ne? Për gjithë këtë shpresë të madhe apo për një politikan të lashtë, të dëshpëruar, të pashpresë dhe tani dhe zyrtarisht të rrjedhur. Nuk diskutohet. Përse do të shkojmë më 11 maj ne? Për Shqipërinë me BE në Evropë apo për kënetë dhe për të zgjidhur hallin e një individi të vetëm që medemek do hiqte dhe “non gratën”. E hoqi gjë se ja kisha vënë unë me Soros se solli një Latif nga SHBA dhe do hutonte Shqipërinë?
Latifi nga Amerika njësoj si korçari që lozte te gjeneral Gramafoni. Erdhi vërdallë dhe Latifi dhe iku, por i zgjuar, i mori dhe 6 milionë dollarë andej. Nga dolën. Apo 7 herë 7 bëjnë 6 milion.
Nëse ke një votë për ta hedhur, ke për “qepalla BE” ose rri në shtëpi dhe lëri të tjerët të vendosin për ty. Unë nuk jam korçar por kam shokë nga Korça. T’i japin një mësim të hidhur asaj kënetës së Pallatit të Sportit që të mos guxojnë. të nxjerrin nga goja fjalë që pështyjnë në fytyrën e atyre që i kanë dhënë Korçës bukuri e nder.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128