
Debati për pensionet/ Rakipi: PD i rriti pensionet më shumë se ju! Rama: Ç'janë këto marrëzira, këto idiotësira?!

Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku debatoi me gazetarin Ylli Rakipi lidhur me rritjen e pensioneve.
Rakipi i tha Ramës se PD i ka rritur pensionet më shumë se qeveria e tij, konkretisht me 68% në tetë vite. Rama e quajti këtë një "marrëzi" dhe "idiotësi".
Ylli Rakipi: Dalim te pensionet. Pensioni mesatar sot është 172 euro, ndërsa të fshatit janë më të ulëta. Pensionisti mesatarisht duhet të jetojë me 5.7 euro në ditë. Sipas metodologjisë së OBSH, kush jeton me më pak se 6.85 dollarë në ditë , quhet i varfër. Pra këta janë të varfër.
Edi Rama: Ju merrni një copë aty dhe e nxirrni nga konteksti. Ka tre copa të tjera, që thonë diçka tjetër.
Ylli Rakipi: 172 euro pensioni mesatar.
Edi Rama: Kjo është histori më komplekse se kaq. Sot ka dy blloqe pensionistësh, të ndara si ne këtu në këtë tryezë. Blloku i pensionistëve që kanë dalë në pension para se të vinim në qeveri dhe ata që kanë dalë pasi erdhëm ne që bëmë reformën në 2014. Nëse merr pensionistët që kanë dalë pas reformës, kanë pensione më të larta, sepse në Shqipëri nuk kishte sistem pensionesh por asistencë, totalisht idiot, nuk po them kriminal.
Ylli Rakipi: PD, ose këneta siç i thua ti, i ka rritur pensionet më shumë se ty kur ka qeverisur. Në 2005 ka qenë pensioni i qytetit 83 mijë lek dhe në fund të 2013 shkoi 140 mijë lek. Rritja 68%.
Edi Rama: Këto janë marrëzira, idiotësira, nuk bëjnë logjikë këto. Po të shpjegoj, që deri në 2013 nuk kishte sistem pensionesh Shqipëria, ishte asistencë. Nuk njihej e drejta për të marrë pension e bazuar në kontributore, por thuhej tavanin e ke 24 mijë lek dhe kush dilte në pension merrte asistencë. Merre sot një mësuese që ka dalë në pension në 2016, merre dhe një përpara 2014, ka pension më të ulët. Këto janë muhabete kot. Nuk funksion kjo ri rritja e rrogave, sepse bie shteti.
Ylli Rakipi: Ju thoni që ata pensionistë që kanë dalë në pension nga PD, nuk ndryshon më?
Edi Rama: Të gjithë penesionistët që kanë dalë gjatë qeverisjes tonë kanë pensione më të larta.
Ylli Rakipi: PD i çoi pensionet 140 mijë lek dhe ju i çuat deri në 180 mijë.
Edi Rama: Pensioni del në bazën e kontributeve. Ne për pensionet e plota, e kemi mesataren 300 euro. Pensionet me vite të plota, kemi vendosur sistemin siç e ka Europa dhe bota. Ka mbetur blloku tjetër, që nuk janë të pensionuar mbi bazën e kontributeve, kanë mbetur jashtë. Janë edhe pensionet e fshatit, që nuk kanë dhënë kontribute. Ne duam të bëjmë, kemi bërë kompensime, kemi dhënë bonuse, këtu përveç pensionit, kemi shumë domethënëse që japim bonuse. Ne duam që për këta që janë me pension të plotë, ta çojmë pensionin mesatar nga 300-400 euro. Ata që janë me të ulëta, ta çojmë pensionin minimal 200 euro.
Ylli Rakipi: Pra barabar me Partinë Demokratike.
Edi Rama: Ata nuk kanë gjë në dorë dhe nuk do të kenë gjë në dorë. Ne jemi ulur me BE dhe negociojmë çdo qime të lëkurës së shtetit, nuk paskemi ne program…
Ylli Rakipi: Këto pesë ditët e fundit po e thua, se para kësaj ishe te bufi… Por kjo është puna juaj.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128