
Spanja sërish në probleme, grabiten kabllot e bakrit të trenave

Spanja është zhytur sërish në “errësirë”, e jo për shkak të mungesës së energjisë elektrike, por bllokimit të qarkullimit me tren.
Raportohet se të paktën 30 trena nuk vijojnë qarkullimin e tyre, e se 10 mijë pasagjerë nuk mund të përdorin mjetin hekurudhor në Madrid, Sevilje, Malagas, Valencia dhe Grenadë. Kjo ndërprerje vjen pak para festivalit një javor “Feria”, që mbahet në Sevilje, ku dhe pati grabitje të këtyre kabllove.
Sipas ministrit spanjol të transportit, vendet ku janë kryer vjedhjet, ishin zona që kishin akses drejt pyjeve. Në këtë mënyrë autorët e kanë pasur të lehtë zhdukjen e gjurmëve të tyre.
Përgjatë viteve të fundit, çmimi i bakrit ka pasur një rritje të ndjeshme, gjë që rezulton dhe në vjedhjen e kabllove të trenave, pasi mund të përfitojnë nga shitja e tyre për shkak të lëndës së kushtueshme.
Kujtojmë se një javë më parë Spanja dhe Portugalia u përfshinë në një “black-out” total, pas ndërprerjes së energjisë elektrike për një kohë relativisht të gjatë, që paralizoi jetën e gjithësecilit për banorëve të këtyre shteteve por dhe të turistëve. Shkaku i ndërprerjes së energjisë mbetet ende i paqartë, e pse pati dyshime për sulm kibernetik.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128