
Finalja Egnatia-Vllaznia, ja si është bilanci interesant i këtij sezoni mes dy skuadrave që do luftojnë për titullin

5 Maj 2025, 23:03 / SPORT
Egnatia dhe Vllaznia do të jenë dy skuadrat të cilat do të luftojnë në ndeshjen finale për titullin kampion në Superiore më datë 12 maj.
Në finale kanë shkuar ashtu si vitin e kaluar, skuadrat që kanë mbyllur fazën e rregullt të kampionatit në dy vendet e para pasi rrogozhinasit ishin të parët dhe shkodranët të dytët.
Megjithatë, në takimet direkte mes dy ekipeve në këtë sezon ka pasur një ekuilibër të plotë. Në fazën e parë të kampionatit ishte Vllaznia ajo e cila fitoi 3-1, ndërsa në fazën e tretë, Egnatia fitoi me shifrat 2-0. Dy ndeshjet e tjera u ndanë barazim, 1-1 në fazën e tretë dhe 2-2 në fazën e katërt të Superiores.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
Nga Ermal Peçi!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së
Nga Blendi Kajsiu

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
Nga Mimoza Çelçima
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128