Transferim të paligjshëm të të dhënave në Kinë, BE gjobit me 530 mln euro TikTok

2 Maj 2025, 13:31 / TRENDING ALFA PRESS
Transferim të paligjshëm të të dhënave në

ByteDance Ltd., kompania mëmë e TikTok, është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 530 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, për transferim të paligjshëm të të dhënave të përdoruesve në Kinë.

Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC), i cili është autoriteti kryesor mbikëqyrës i TikTok në Evropë, zbuloi se kompania nuk mori masat e nevojshme për të parandaluar agjencitë shtetërore kineze nga qasja në të dhënat e qytetarëve të BE-së.

Sipas DPC, TikTok pranoi në prill se të dhënat e përdoruesve evropianë ruheshin në serverat kinezë, një përgënjeshtrim i deklaratave të saj të mëparshme ndaj autoriteteve. TikTok ka një afat gjashtëmujor për të ndaluar të gjitha transferimet e paligjshme të të dhënave.

Kjo gjobë është e treta më e madhe e vendosur sipas Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), pas gjobës prej 1.2 miliardë eurosh të Metës dhe 746 milionë euro Amazon.