Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre

5 Maj 2025, 09:25 / JETË ALFA PRESS

Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të

Asnjëherë nuk e dimë se si do të jetë rrugëtimi i zhvillimit të fëmijëve tanë por disa aspekte të rëndësishme në planin psikologjik, disa metoda edukative mund të ndikojnë shumë në shëndetin e tyre mendor.

Shumë ndodhi mund të reflektojnë shëndetin mendor të fëmijëve e më vonë atë të një individi adult në të ardhmen pasi impakti psikologjik si i prindërve dhe i rrethit social luajnë një rol të rëndësishëm në stabilitetin e tyre psikologjik.

Fëmijëria nuk mund të jetë i vetmi faktor i zhvillimit të çrregullimeve psikologjike. Gjenetika dhe shumë ndodhi të ndryshme të jetës adulte ndikojnë gjithashtu.

Një studim i publikuar në Journal of Clinical Psychology, ka vënë theksin tek përdorimi i sjelljeve kërcënuese në edukimin e fëmijëve dhe pasojat e tyre në krijimin e ankthit tek fëmijët.

Kërcënimi, një qasje e panevojshme.

Studimi i kryer me një numër prej 900 studentësh, të moshave 18-24 vjeç, konkludoi se sjelljet kërcënuese nga ana e nënës dhe e babait ishte e lidhur me një prirje personale të perceptimit të pafuqisë në rritje tek fëmijët. Kjo lidhje ishte për shkak të sjelljeve prezente, provokuese dhe kërcënuese nga ana e prindërve por kryesisht nëse ndodhte nga nëna, ishte akoma dhe më ndikuese duke shkaktuar simptoma ankthi.

Rezultati i këtij studimi konfirmoi se ekspozimi ndaj sjelljeve kërcënuese përgjatë fëmijërisë lidhen  në mënyrë të drejtpërdrejtë me përshtypjen e pamjaftueshmërisë dhe të paaftësisë personale nga ana e fëmijëve.

 

Po ndodh...