
Zbardhet dëshmia e Florenc Çapjas në GJKKO: S’kam pasur kurrë SKY, Nuredin Dumanin s’e njoh fare

Gjykata e Posaçme la në qeli Florenc Çapjan, të shumëkërkuarin e drejtësisë, i cili u ekstradua më 2 maj nga Dubai drejt Tiranës për llogari të autoriteteve shqiptare.
Çapja u la në masën “arrest në burg” për veprën penale “sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” , kryer në bashkëpunim në dëm të Sokol Sanxhaktarit.
“Më thoni pse e keni lënë dosjen pa asnjë veprim hetimor dhe më keni dënuar vetëm me dëshminë e Ervis Bardhit”, iu është drejtuar Florenc Çapja prokurorit të SPAK që po heton dosjen e tij.
Ai ka mohuar që të ketë aplikacionin e koduar Sky Ecc, duke u shprehur: “Ku e ke Sky? Unë skam pas asnjëherë”.
Më tej ai ka pretenduar se nuk është ekstraduar, por ka qenë vullneti i tij për të ardhur pasi ka qenë më herët në Stamboll dhe ka pasur mundësi të largohej.
Në dëshminë e tij Çapja është shprehur më tej se ai nuk i ka kërkuar asgjë Nuredin Dumanit në lidhje me Sokol Sanxhaktarin.
Përpara togave të zeza, Çapja i cili ishte në arrati prej 7 vitesh, mohoi të kishte lidhje me ngjarjen ku është tentuar vrasja e Sokol Sanxhaktarit, duke i kërkuar prokurorisë të gjejë prova për të vërtetuar akuzën e ngritur ndaj tij.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128