Rúben Amorim: Manchester United ka një përgjegjësi të madhe për të shpëtuar sezonin

5 Maj 2025, 15:42 / SPORT ALFA PRESS

Rúben Amorim: Manchester United ka një përgjegjësi të

Trajneri i Manchester United, Rúben Amorim, u ka bërë një thirrje të qartë lojtarëve të tij përpara ndeshjes se kthimit gjysmëfinale të Europa League-s kundër Athletic Bilbaos, duke u kujtuar atyre se kanë një “përgjegjësi të madhe” për të shpëtuar një sezon zhgënjyes.

Pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e parë ndaj spanjollëve, situata në kampionat është alarmante.

Fundjavën e kaluar, United pësoi një tjetër humbje, këtë herë 4-3 ndaj Brentford, duke rënë në vendin e 15-të në Premier League dhe duke zgjatur serinë negative në gjashtë ndeshje pa fitore në kampionat.

Me vetëm 6 fitore në 24 ndeshje, dhe 12 humbje në krye të ekipit, Amorim e pranon vështirësinë e momentit:

“Është stresuese të humbasësh ndeshje. Kur lufton për një titull, nuk është stres.

Nuk kam asnjë dyshim që po luajmë më mirë dhe po kuptojmë më shumë mënyrën se si duhet të luajmë edhe në këtë kontekst.

Duhet të marrim të gjitha goditjet në këtë moment dhe të përqendrohemi tek e enjtja. Kjo është ndeshja më e rëndësishme për ne.”

Për të ruajtur forcat për përballjen me Bilbaon, Amorim bëri tetë ndryshime në formacion ndaj Brentfordit.

‘Yje’ si Bruno Fernandes dhe Harry Maguire qëndruan në stol, duke theksuar përparësinë që trajneri i jep suksesit në Europë.

“Si klub, duhet ta kuptojmë se kemi një përgjegjësi të madhe për të fituar Europa League. Po përgatitim një skuadër për disa kompeticione.

Rotacioni është i mirë për lojtarët, por është e vështirë. Po bëjmë më të mirën për të menaxhuar situatën dhe për të rrezikuar në disa ndeshje,” shtoi ai.

United, me një vend në Champions League në horizont nëse arrin të fitojë Europa League, përballet me presionin më të madh të sezonit. Dhe për Rúben Amorim, e enjtja është dita e së vërtetës.

 

Po ndodh...