
Votë nga burgu në 11 maj, mbi 3 mijë vetë do zgjedhin nga qelitë partinë dhe kandidatin e preferuar

Një pjesë të dënuar e të tjerët në pritje të një vendimi nga gjykata, nga 20 burgjet e vendit në 11 maj do mund të votojnë 3036 vetë. Pjesa më e madhe e atyre me të drejtë vote janë të paraburgosur, ndërsa pjesa tjetër janë ata që qëndrojnë në qeli si të dënuar.
Ndërkohë, janë 1357 individë të cilët kanë humbur përkohësisht të drejtën e votës për shkak të ligjit të dekriminalizimit, shkruan A2.
Pjesa më e madhe e tyre, 1294 janë të dënuar, ndërsa pjesa tjetër të arrestuar.
“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve po vijon punën në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) për të garantuar pajisjen me dokumente identifikuese të vlefshme për të gjithë personat me të drejtë vote, duke iu mundësuar kështu ushtrimin e kësaj të drejte kushtetuese”.
Ndërkohë, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të ketë edhe votues specialë, politikanët e burgosur. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do mund të votojë në burgun e Durrësit, nga ku do të duhet të bëjë zgjedhjen e tij mes listave të qytetit bregdetar. Veliaj nuk është i vetmi politikan që voton nga burgu. Në radhët e socialistëve është edhe Ilir Beqja dhe Jurgis Çyrbja, edhe këta të dy votues për Qarkun e Durrësit.
Ndryshe nga socialistët, Ilir Meta do të ketë mundësi të votojë për veten, pasi jo vetëm është kandidat në listë të hapur, por qendrën e votimit e ka pranë burgut “313”.
Të burgosur VIP kanë edhe demokratët. Që prej shtatorit të 2024, Ervin Salianji vuan dënimin në Fier, qark në të cilin do të votojë edhe në zgjedhjet parlamentare të 2025. Sipas listës finale të votuesve të Ministrisë së Brendshme, për zgjedhjet parlamentare të 2025 janë mbi 3.7 milionë votues ku përshihen edhe ata nga diaspora.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128