
Trump: Rusia duhet të largohet nga e gjithë Ukraina! Tërhiqem nga negociatat nëse “vazhdojnë të sillen si budallenj dhe të luftojnë”

Presidenti i SHBA-së shprehet optimist për një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, por lë të hapur mundësinë që të tërhiqet nga negociatat nëse “vazhdojnë të sillen si budallenj dhe të luftojnë”.
Në një intervistë zbuluese për emisionin Meet the Press të NBC News, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë më afër njërës prej dy palëve në luftën Ukrainë–Rusi, pa zbuluar se cilës, por bëri të qartë se SHBA-të po ndërmarrin përpjekje aktive për ndërmjetësim. “Ka momente kur jam gati të largohem, dhe pastaj ndodh diçka pozitive”, tha ai.
Trump konfirmoi nënshkrimin e një marrëveshjeje të re për mineralet e rralla me Ukrainën, duke theksuar se është një “marrëveshje e mirë për popullin amerikan”, ndërkohë që sulmoi Joe Bidenin duke e akuzuar se “shpenzoi 350 miliardë dollarë pa e ditur ku shkuan”. “Evropa paguan një të tretën e asaj që paguajmë ne. Dhe megjithatë lufta është më e rëndësishme për ta”, shtoi ai.
“Rusia duhet të largohet nga e gjithë Ukraina”
I pyetur nëse mendon se Rusia do të mbajë territoret që ka pushtuar tashmë, Trump u përgjigj prerazi: “Rusia duhet të largohet nga e gjithë Ukraina. Sepse ajo e dëshiron – të gjithë Ukrainën. Nuk do vetëm pjesën që ka tani.”
Trump e paraqiti veten si të vetmin udhëheqës botëror që mund të ushtrojë presion të vërtetë mbi Putinin. “Udhëheqësit evropianë më luten që ta telefonoj, sepse ai nuk u përgjigjet fare”, tha ai, duke shtuar: “Po të mos isha unë, Putini do ta kishte pushtuar të gjithë Ukrainën.”
Edhe pse la të kuptohej se mund të jetë viktimë e një “taktike vonese” nga Putini, ai mohoi se e ka keqinterpretuar atë: “Do jua them për dy javë ose për një muaj.”
Biden “nuk e ka telefonuar kurrë Putinin”
Presidenti Trump e akuzoi sërish Bidenin se nuk e ka menaxhuar mirë krizën në Ukrainë, duke thënë se “në tre vjet nuk e ka telefonuar asnjëherë”, dhe përsëriti se “nëse do të isha unë president, kjo luftë nuk do të kishte nisur kurrë”.
Ai përmendi edhe pamje satelitore që tregojnë mijëra ushtarë të vrarë “çdo javë” dhe theksoi: “Nëse mund të shpëtoj 5.000 jetë në javë, këtë dua të bëj. Rusë apo ukrainas, dua t’i shpëtoj.”
Mundësi për sanksione dhe tërheqje nga bisedimet
Lidhur me mbështetjen për një propozim për sanksione ndaj Rusisë, si ai që po shtyn përpara senatori Lindsey Graham, Trump tha: “Varet nëse Rusia sillet sikur do paqe.” Ai nuk e përjashtoi mundësinë që SHBA-të të tërhiqen nga bisedimet nëse nuk ka përparim, duke thënë: “Do të vijë momenti kur do të them: ‘Mirë, vazhdoni të silleni si budallenj dhe luftoni.’”
Kur u pyet nëse, në rast të tërheqjes, do të ndalonte mbështetjen ushtarake dhe të inteligjencës për Ukrainën, ai refuzoi të përgjigjej, duke thënë: “Është shumë herët për të hyrë në atë diskutim.”

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128