“Zjerm” ndez edhe YouTube-in! Mes 20 performancave më të shikuara të Eurovision-it

5 Maj 2025, 13:55 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Zjerm” ndez edhe YouTube-in!  Mes 20 performancave më të

Shqipëria po bën zhurmë – këtë herë jo vetëm në skenë, por edhe online! Kënga “Zjerm” nga Shkodra Elektronike, që përfaqëson vendin tonë në Eurovision 2024, është renditur mes 20 performancave më të klikuara në kanalin zyrtar të Eurovision Song Contest në YouTube për muajin prill.

Lajmi u bë publik nga vetë Eurovision-i, i cili çdo muaj publikon një përmbledhje të videove më të ndjekura, ku përfshihen klipet zyrtare, performancat live dhe ato nga finalet kombëtare.

Në njoftimin e tyre thuhet se renditja bazohet në shikimet brenda muajit kalendarik, duke filluar nga janari i vitit 2020. Dhe prilli i 2025-ës i përket “Zjerm”-it!

Me ritmet elektro-folk dhe estetikën e pazakontë, duket se Shkodra Elektronike nuk ka ndezur vetëm skenën, por edhe ekranet e miliona shikuesve.