
Nallbati dhunoi shoferin e kamionit, Rama nga Bilishti: Devolli ka sjellë një rrugaç në Parlament


Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, paraditen e kësaj të hëne ka zhvilluar një takim me banorët e Devollit. Ai ka komentuar incidentin e ndodhur të shtunën mes kandidatit të PD-së në Korçë Bledion Nallbati, vëllait të tij, Altin Nallbati dhe një shoferi kamioni. Në një video Nallbati së bashku me vëllanë e tij dhunuan shoferin në mes të rrugës.
Kreu i qeverisë, Edi Rama e quajti Nallbatin “rrugaç” dhe tha se është faji i Berishës që çon në Kuvend “rrugaçë”. Ndërkohë ditën e djeshme, deputeti demokrat sqaroi rrethanat e ngjarjes, duke theksuar se ka tentuar disa herë të shmangë përplasjen, por emocionet dhe sjellja e drejtuesit të kamionit e çuan situatën në një konflikt.
“Pranoj me përgjegjësi të plotë që duhet të qëndroja me maturi ndaj këtyre lloj provokimesh, megjithatë jam njeri para se të jem politikan”, deklaroi Nallbati.
Edi Rama: Devolli ka sjellë në Parlament një rrugaç, të një niveli që nuk e di në cilën vjershë të Dritëro Agollit mund të gjente vend, por ma ha mendja te fjala kokë bosh dhe trangull që Dritëroi e përdor. Si mundet tani demokratët e Devollit të votojnë për një rrugaç. Janë një grup rrugaçësh dhe ju e dini shumë mirë se kush është rrugaçi kryesor dhe ju e dini shumë mirë pse ky rrugaçi dytësor bën si i fortë. Më duket fundi, nga Dritëro Agolli te një rrugaç. Si mundet të bëhet kjo punë? nga ana tjetër, duke shkuar përtej kësaj…ju s’keni faj se atë rrugaçin këtu ja u sjell këneta nga Tirana.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128