Avokatja e Berishës: Fredi Beleri lexoi një gazetë greke dhe aty zbuloi se Irena Gjoka ishte dënuar me tre muaj burg

5 Maj 2025, 12:24 / POLITIKË ALFA PRESS

Avokatja e Berishës: Fredi Beleri lexoi një gazetë greke dhe aty

Klodiana Gjyzari, avokatja e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Fredi Beleri iu ka siguruar një dokument, që sipas saj vërteton dënimin e gjyqtares Irena Gjoka në Greqi.

Ajo tha se Fredi Beleri e zbuloi këtë, pas një leximi të një artikulli në gazetë.

"Gjyqtarja e GJKKO është e dënuar. 

Dokumenti është siguruar nga Fredi Beleri, pas një leximi të një artikulli në gazetë. 

Beleri ka ndjekur një procedurë administrative dhe ka marrë vendimin e gjykatës për Irena Gjokën. 

Kërkesa është tërësisht ligjore, sepse zonja është gjyqtare dhe në bazë të ligjit të dekriminalizimit, duhet ta kishte deklaruar. Nuk është pra informacion privat për gjyqtaren”- u shpreh ajo.

ide