
Sot tentativa e 11-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë


Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në tentativën e 11-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Seanca është caktuar të fillojë në orën 10:00. Konstitutimi i Kuvendit ka hasur në vështirësi të shumta që nga seanca e parë që ishte mbajtur më 15 prill.
Deputetët kanë arritur të miratojnë vetëm dy pikat e para të rendit të ditës: miratimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve. Megjithatë, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit ka mbetur peng për shkak të mospajtimeve ndërmjet partive politike.
Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar shumicën në Kuvend, ka propozuar deputeten Albulena Haxhiu për postin e kryetares së Kuvendit. Megjithatë, ajo nuk ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në gjashtë prej dhjetë seancave që janë mbajtur deri tani.
PDK, LDK dhe AAK, kundërshtojnë fuqishëm këtë kandidaturë, duke e cilësuar si të papranueshme. Në vazhdimin e dhjetë të seancës konstituive, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe kanë refuzuar sërish që të propozojnë një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë. Ky veprim bllokoi procesin e konstituimit të Kuvendit, duke çuar në ndërprerjen e seancës nga kryesuesi Avni Dehari.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128