Afera ‘Partizani’! Berisha sot në orën 08:30 në SPAK për masën, priten grumbullime nga PD

5 Maj 2025, 07:40 / POLITIKË ALFA PRESS
Afera ‘Partizani’! Berisha sot në orën 08:30 në SPAK

Kreu i PD Sali Berisha shkon sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje, në orën 8.30, për aferën “Partizani”.

Seanca e mëparshme gjyqësore e mbajtur më 24 prill ndaj Sali Berishës, Jamarbër Malltezit dhe Andia Pustinës u shty, pasi mbrojtja kërkoi përjashtimin e gjyqtares Fjorela Davidhi, duke e akuzuar për mungesë paanësie. Megjithatë, kërkesa u refuzua nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më 28 prill, duke i hapur rrugë vijimit të gjykimit nga e njëjta trupë gjyqësore.

Gjyqi ndodhet tashmë në muajin e gjashtë të zhvillimit, që nga seanca e parë paraprake më 24 tetor 2023, dhe është karakterizuar nga shtyrje të njëpasnjëshme – fillimisht për shkak të mungesës së avokatëve dhe së fundmi, përmes përpjekjes për përjashtimin e gjyqtares.

PD iu ka dërguar mesazh strukturave të saj, që në këtë orë të protestiojnë përpara selisë të SPAK.

“Të dashur miq. Ditën e Hënë në ora 8:30 Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do jetë në dyert e SKAP-it.

Ju lutem të mobilizojmë strukturat e degëve për të qenë të gjithë aty.

Ora 8:30 përpara selisë SKAP-it . Faleminderit.

Po ndodh...