
Mediat më të mëdha amerikane, fituese në çmimet Pulitzer 2025! Ja kategoritë ku kryesuan

Disa prej agjencive dhe mediave më të njohura informative në Shtetet e Bashkuara, janë shpallur fituese të Çmimeve Pulitzer për këtë vit, të cilat u bënë publike ditën e sotme.
Çmimet Pulitzer, që ndahen çdo vit, konsiderohen nderimi më i lartë në gazetarinë amerikane, me rëndësi të veçantë për kategorinë “Shërbim publik”.
Këtë vit, çmimi kryesor në këtë kategori iu dha platformës investigative ProPublica, për punën e saj në dobi të publikut.
Agjencia Reuters fitoi çmimin Pulitzer për “Gazetari investigative” falë një serie artikujsh që zbuluan zinxhirin ndërkombëtar të tregtisë së substancave kimike që përdoren për prodhimin e fentanilit, një drogë jashtëzakonisht e përhapur në SHBA, e cila ka shkaktuar vdekjen e rreth 450,000 amerikanëve.
Në kategorinë “Raportim ndërkombëtar”, çmimi iu dha gazetës The New York Times, ndërsa The Washington Post u vlerësua për mbulimin e saj të ngjarjeve të jashtëzakonshme në kategorinë “Lajme të fundit”.
Ndërkohë, The Wall Street Journal mori çmimin për “Raportim të brendshëm”.
Çmimet Pulitzer ndahen që prej vitit 1917 dhe janë themeluar në bazë të testamentit të botuesit hungarezo-amerikan Joseph Pulitzer, i cili vdiq në vitin 1911.
Ai la një trashëgimi të rëndësishme për Shkollën e Gazetarisë në Universitetin Columbia në SHBA, ku dhe ndahen këto çmime çdo vit.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128