
“Policia të veprojë!”/ Denoncon Adriatik Lapaj: Kriminelët në Durrës kërcënuan me armë kandidaten tonë për deputete dhe aktivisten! Do vëmë në dijeni Ambasadën Amerikane

Kreu i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka denoncuar sot se kandidatja e këtij koalicioni për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Durrësit, Valbona Myhedini është kërcënuar me armë.
“Pak minuta më parë, anëtarë të krimit të organizuar në Durrës kanë kërcënuar me armë kandidaten tonë Valbona Myhedin dhe aktivistët që e shoqëronin, teksa ajo zhvillonte takime me qytetarët në lagjen nr. 8, pranë shkollës “Eftali Koçi””, shkruan ai.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lapaj ka publikuar dhe një video ku duket personi që ka kërcënuar Myhedinin dhe i ka bërë thirrje policisë së shtetit të reagojë menjëherë.
“Valbona Myhedin, shtetase amerikane, është përballur me një akt burracak frikësimi, që nuk do të kalojë nën heshtje. I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të veprojë menjëherë, ndërsa do vëmë në dijeni Ambasadën Amerikane”, thotë Lapaj.
Pak minuta më parë, anëtarë të krimit të organizuar në Durrës kanë kërcënuar me armë kandidaten tonë Valbona Myhedin dhe aktivistët që e shoqëronin, teksa ajo zhvillonte takime me qytetarët në lagjen nr. 8, pranë shkollës “Eftali Koçi”.
Valbona Myhedin, shtetase amerikane, është përballur me një akt burracak frikësimi, që nuk do të kalojë nën heshtje.
I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të veprojë menjëherë, ndërsa do vëmë në dijeni Ambasadën Amerikane.
Ai që i tregoi armën dy grave, do përgjigjet para ligjit!
Rrugëtimi ynë nuk ndalet! 11 maji është afër!
P.s personi në video është ai që ka kryer këtë akt të ulët.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128