
Martinez sfidon katalanasit e Barcelonës: Në “San Siro” vuajnë të gjithë

Interi rikthehet të blindojë portën dhe të mos pësojë gol pas 2 muajsh dhe e bëri me portierin e dytë, Jozef Martinez. Pavarësisht se ky i fundit nuk pati shumë punë ndaj Veronës, e qarkulloi topin mirë me këmbë duke mos u futur në panik asnjëherë.
Portieri i Interit tha se është shumë e rëndësishme që skuadra të mos pësojë sepse të rrit besimin dhe të motivon në prag të ndeshjeve të tjera.
“Për mua është e rëndësishme që të jem gati dhe të zbres në fushën e lojës kur trajneri e kërkon dhe skuadra ka nevojë. Jemi të lumtur për këtë fitore, por duhet të vazhdojmë kështu. Ekipi nuk është dorëzuar ende në garën për titullin kampion, pavarësisht se e dimë që është e vështirë për shkak të kampionatit fantastik që po zhvillon Napoli dhe nuk dinë të ndalen.
Tani e gjithë vëmendja jonë është te dueli me Barcelonën. Ata janë një ekip i fortë dhe kanë lojtarë me cilësi. E pamë të gjithë se çfarë janë të aftë të bëjnë, por edhe ne jemi ekip i fortë. Në ‘San Siro’ nuk është e lehtë për asnjë ekip kundërshtar”, ka thënë Martinez.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128