Ofendoi trajnerin Ilir Daja gjatë ndeshjes Vllaznia-Dinamo, nis hetimi për tifozin 36-vjeçar

5 Maj 2025, 11:11 / SPORT ALFA PRESS
Ofendoi trajnerin Ilir Daja gjatë ndeshjes Vllaznia-Dinamo, nis hetimi

Sfida e parë gjysmëfinale e “Final 4” të Superiores mes Vllaznisë dhe Dinamos u shoqërua me tensione, pas fitores 2-1 të shkodranëve, të mbushur me polemika.

Gjatë sfidës, trajneri i “Nëndetëses”, Ilir Daja, u ofendua disa herë nga tifozët shkodranë të pranishëm në stadium, duke rritur më shumë tensionet.

Siç raporton policia, njëri prej tyre, R.T. 36 vjeç po hetohet në gjendje të lirë, pas ofendimeve të shumta drejt trajnerit të kryeqytetasve.

Po ndodh...

ide