Si do realizohet premtimi për heqjen e vizave me SHBA dhe Britaninë? Lulzim Basha tregon rrugën

4 Maj 2025, 23:13 / POLITIKË ALFA PRESS

Si do realizohet premtimi për heqjen e vizave me SHBA dhe Britaninë?

Lulzim Basha i cili udhëheq koalicionin EuroAtlantik në zgjedhjet e 11 majit, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të diele në emisionin e Albano Bogdo në Vizion Plus.

Basha u pyet nga moderatori lidhur me premtimet e tij për heqjen e vizave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe.

Nga studio e 2984, ai ka treguar rrugën e këtij premtimi, duke iu referuar përvojës së tij si ish-ministër dhe bashkëpunimit të mëhershëm me Bashkimin Evropian për liberalizimin e vizave.

Albano Bogdo: Ke premtuar që do heqësh vizat me Britaninë dhe Amerikën, si do e realizosh këtë, ma thuaj konkretisht?

Albano Bogdo: Më intereson, si jo.

Lulzim Basha: Para 15 vitesh kam qenë ministër i Brendshëm, dhe ekzaktësisht e njëjta gjë. Ma kujtoi një qytetar që ishte tek Xhamlliku. Më tha “Unë kam qenë një nga ata që nuk besoja që do hiqeshin vizat.” Masivisht, edhe sondazhet, 80% thonin nuk hiqen vizat. Edi Rama thoshte “Kush do ua heqë vizat ju, Luli?” Vizat u hoqën. Pse u hoqën vizat? Sepse kur ke vullnet dhe bën detyrat, edhe partneri të përgjigjet, në këtë rast Bashkimi Evropian.

Dy ishin detyrat, lufta kundër korrupsionit, që ishte detyrë politike, dhe kriteret teknike. Na vunë dy herë më shumë kushte se Serbisë dhe Bosnjës,  150 kushte. Jo vetëm që i plotësova të 150 kushtet, por bëra edhe më shumë sesa na kërkuan. Po ju them që, ashtu siç hoqëm vizat me Bashkimin Evropian, ashtu do të punojmë për të hequr vizat me SHBA dhe Britaninë e Madhe.

Kam mbi 1 vit e gjysmë që e them këtë, jo para një muaji. Dhe unë jam në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet politike dhe jo vetëm të këtyre dy vendeve. E di rrugën se si hiqen vizat.
Pa diskutim kërkon vullnet politik, luftë kundër korrupsionit, kërkon që ata “7 herë 7 baras me 313” të mos dalin nga aty. Vota për numrin 5 që të dalin shokët. Vota për numrin 4 që të mos dalin, por të shkojnë dhe ata të tjerët aty. Siç i hoqëm me BE, do t’i heqim edhe me SHBA dhe Britaninë.