Finalja e titullit kundër Egnatias, trajnerin e Vllaznisë e shqetësojnë dy titullarë

Vllaznia mori një triumf në shifrat 2-1 ndaj Dinamos në gjysmëfinalet e kampionatit, duke siguruar kështu finalen e 12 majit për edicionin 2024-‘25.
Por, pavarësisht suksesit dhe gëzimit pas 90 minutave, ajo që shqetëson te kuqeblutë është gjendja fizike e dy titullarëve të skuadrës. Fjala është për Ardit Deliun dhe Erdenis Gurishtën, që shfaqën probleme gjatë 90 minutave.
I pari u zëvendësua në minutën e 41-të të takimit nga ana e Sales, ku pas një përplasjeje në mesfushë, ish-futbollisti i Tiranës nuk ishte në gjendje të vijonte lojën.
Ai doli nga fusha duke çaluar dhe në festimet e ekipit pas vërshëllimës së gjyqtarit nuk u pa shumë i përfshirë. Kjo, për shkak të këmbës që nuk e lejonte të ishte edhe aq entuziast sa pjesa tjetër e skuadrës.
Po ashtu edhe Gurishta, i cili në 10 minutat e fundit të ndeshjes sakrifikoi, duke qëndruar në fushë i dëmtuar.
Kjo, pasi shkodranët i kishin mbyllur zëvendësimet dhe mbrojtësi i djathtë, pavarësisht dhimbjeve, vendosi të qëndronte në fushë, duke mos preferuar ta linte skuadrën me 10 futbollistë.
Gjendja e të dy lojtarëve do të shihet në ditët në vijim, pasi te shkodranët patjetër duan t’i kenë nën dipozicion dy prej elementëve kryesorë të formacionit.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





