
Berisha: Debati intensiv me influencerë dhe TikTok do të nxitet në mbarë vendin! Vendimet për rininë do merren me pëlqimin e tyre

Sali Berisha nga takimi i përmbylljes së fushatës në Berat, është shprehur se rinia në Shqipëri është bërë si uji i pakët, ndërsa prezantoi politikat e PD për t’i kthyer ata në atdhe.
“Shqiptarët duhet ta kuptojnë se të rinjtë janë bërë si uji i pakët për ne. ne do të bëjmë gjithçka që ata të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri. Për të gjithë burrat dhe gratë, kur të vendosin ë kthehen në vendin e tyre, asnjë taksë për 5 vite.
I garantoj se kuotat, në raport me grupmoshën, do të jenë operative, si në politikë, ashtu edhe në cdp fushë tjetër. Të rinjtë do të jenë promotorë të Shqipërisë së high-tech, AI, kriptomonedhave, block chain dhe data center-ave
Debati intensiv me influencerë dhe tiktok do të nxitet në mbarë vendin. Fjala e tyre, vendimet për të rinjtë, do të merren vetëm me pëlqimet e tyre. Kombi duhet të ndryshojë qëndrimet ndaj tyre, në mënyrë që të qëndrojnë në Shqipëri”, tha Berisha.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128