Kosova/ Barazim pa gola në ndeshjen Gjilani-Malisheva

Ndeshja hapëse e javës së 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës ndërmjet Gjilanit dhe Malishevës është mbyllur pa fitues dhe pa gola, me rezultat 0:0. Takimi u zhvillua të martën pasdite në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Përkundër përpjekjeve të të dy skuadrave për të arritur fitoren, munguan golat, ndërsa loja u karakterizua me angazhim të lartë nga të dyja palët.
Megjithatë, rezultati i kësaj ndeshjeje mbeti në hije, pasi në minutat e fundit futbollisti i Gjilanit, Oltion Bilalli, pësoi lëndim pas një përplasjeje me portierin e Malishevës. Lojtarit iu ofrua ndihma e parë në fushë për disa minuta, para se të largohej me autoambulancë për trajtim të mëtutjeshëm.
Pas ndërprerjes prej rreth 15 minutash, ndeshja u vazhdua dhe përfundoi pa ndryshime në rezultat.
Pas këtij barazimi, Malisheva mbetet në pozitën e tretë me 49 pikë, ndërsa Gjilani mban vendin e pestë me 46 pikë.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


