“U kemi sjellë në Kavajë Mamicën, kryetaren e Kuvendit”- Rama: Këneta është rrafsh me bretkosa! Del ndonjë salamandër si ai që tha ‘do ju hamë të gjallë’

6 Maj 2025, 17:59 / POLITIKË ALFA PRESS

“U kemi sjellë në Kavajë Mamicën, kryetaren e

Kryeministri Edi Rama, nga Kavaja, ka hedhur akuza ndaj opozitës, duke thënë se është kënetë rrafsh me bretkosa, ndërsa tha se “del ndonjë salamandër si ai në Elbasan që tha ‘do ju hamë të gjallë’”, duke iu referuar deklaratës së Tomor Alizotit.

Ai kërkoi votën në Kavajë për PS, duke thënë se “i kemi sjellë Mamicën, kryetaren e Kuvendit. I kemi sjellë Ilvën, Eldin që është çuni juaj këtu, Antonelën po ashtu dhe kemi sjellë edhe kryeministrin e luftës së Kosovës, një figurë e historisë së PS”

Edi Rama: U them demokratëve të Kavajës, ata që më 11 maj duan ta hedhin votën në kënetë. Po si ka mundësi? Për çfarë ju duhet? A jua bëri qytetin? Jo. Mirë qytetin s’ua bëri po ua hëngri dhe Hysenin, nuk ua respektoi njeriun tuaj. Këneta është rrafsh tani dhe janë të gjithë bretkosa që bëjnë kua kua ka dhe del ndonjë salamandër si ai në Elbasan që tha ‘do ju hamë të gjallë’.

Ne për Kavajën, por edhe për Rrogozhinën, nuk duam që të mbetemi në asnjë lloj borxhi. Duam t’i dalim borxhit. I kemi sjellë Mamicën, kryetaren e Kuvendit. I kemi sjellë Ilvën, Eldin që është çuni juaj këtu, Antonelën po ashtu dhe kemi sjellë edhe kryeministrin e luftës së Kosovës, një figurë e historisë së PS, por edhe një protagonist i ndryshimeve demokratike, njëkohësish brenda nesh. Gjithmonë një urë paqeje dhe mirëkuptimi për të gjithë.

 

Po ndodh...