
Marinela Ziu: Në Korçë, PD dhe PS përveç pazareve, i bashkon edhe frika nga SPAK

Kandidatja e Demokratëve Euroatlantikë në Korçë Marinela Ziu, përmes një statusi, shkruan se në Korçë PD dhe PS kanë nisur pazaret.
Ajo shkruan se kandidatët e listave të mbyllura kanë dhe probleme me drejtësinë, madje i cilëson si palë dhe jo si rivalë politikë me njëri-tjetrin.
Frika nga SPAK është pika kryesore që e bashkon PD dhe PS, shkruan ndër të tjera Ziu.
Reagimi i plotë
Hyjnë e dalin në SPAK
Ja një tjetër e përbashkët mes PS dhe PD në Korçë.
Bashkëpunëtorët e mi më informojnë për disa të ashtuquajtura denoncime që PD i bën Partisë Socialiste dhe që PS i bën Partisë Demokratike, kandidatëve të njërës apo tjetrës parti, si për t'u dukur që janë në betejë elektorale.
PS dhe PD në Korçë janë palë, janë ortakë në pazar, janë blerësi dhe klienti. Këtë më mirë se kushdo e dinë korçarët.
Përpara se të denoncojnë nëpër rrjete sociale njëra-tjetrën, partitë politike duhet të denoncojnë Kryetarët e tyre që u sollën në krye të listave të mbyllura në Korçë, dy kandidatë që kanë kaluar disa herë pragun e SPAK-ut.
????
Për Niko Peleshin, mas Media ka dhënë disa informacione lidhur me atë se përse është thirrur, por asgjë të sigurtë, apo të pohuar nga i pyeturi në SPAK.
Niko Peleshi në këto 48 orë të fundit të fushatës, duhet të dalë publikisht dhe t'u bëjë me dije votuesve që u kërkon votën:
1. Përse është thirrur në SPAK?
2. Në çfarë cilësie?
3. Për cilat çështje korruptive është thirrur për t'u marrë në pyetje?
Pasi të ketë bërë transparent pozicionin e tij përballë ligjit, atëherë dhe vetëm atëherë mund t'u kërkojë votën korçarëve, pogradecarëve, kolonjarëve, maliqarëve, devollinjve dhe minoritetit maqedonas.
Banorët e rajonit të Korçës janë punëtorë dhe pasurinë e vogël apo të madhe të tyre, e kanë me punë, me djersë, me mund, me sakrifica dhe konform ligjit.
????
Në të njëjtin pozicion, ndoshta edhe më të paqartë, është kandidatja e Partisë Demokratike Ledina Alolli, e cila gjithashtu është thirrur në SPAK disa herë.
a. Përse është thirrur në SPAK kandidatja Alolli?
b. Për cilat çështje korruptive ka dijeni apo është pjesë?
c. Pse nuk i ka bërë transparente dhe publike shkaqet për të cilat është thirrur në SPAK?
d. Cilat janë lidhjet e saj me njerëz që sot janë me masa shtrënguese dhe me akuza të ngritura nga SPAK?
e. Është marrë në pyetje nga SPAK si pjesë e politikës dhe si ish kandidate (humbëse), apo edhe si dekane për çështje që lidhen me universitetin?
Kandidatja e PD-së duhet padyshim t'u thotë dhe t'u bëjë transparente korçarëve dhe banorëve të rajonit të Korçës, të cilëve u kërkon votën, pozicionin e saj me ligjin.
Nëse këta dy kandidatë, drejtues të listave të partive të tyre, nuk bëjnë transparente dhe nuk i japin përgjigje pyetjes "Pse janë thirrur në SPAK?", do të thotë që kryetarët e tyre i kanë strukur në listat e mbyllura, për t'u dhënë imunitetin e deputetit dhe se vërtet problemet me ligjin i paskan madhore.
⛔️Asnjë votë kandidatëve që kanë probleme me ligjin dhe që SPAK i ka objekt të marrjes në pyetje, hetimit apo procedimit penal.
Krimi dhe korrupsioni ka pushtuar dhe drejton dy Partitë politike si motra.
Sot, ato dhe kupolat e tyre drejtuese janë të lidhura ngushtë, sepse ndajnë të njëjtin makth përballë ligjit dhe SPAK-ut.
Ne jemi ndryshe. Asnjë nga kandidatët tanë nuk ka lidhje me korrupsionin dhe nuk ka frikë nga SPAK-u.
Për ne, lufta pa kompromis kundër korrupsionit është themeli i programit tonë politik, që fillon nga vetja, me heqjen e imunitetit dhe vetting-un e politikanëve, sipas modelit të drejtësisë.
Korça meriton më shumë!�????️ Voto 4️⃣ Koalicioni Euroatlantik�????️ Voto ✅ Marinela Ziu.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128