
Mbyllet numërimi në bashkinë e Librazhdit. PS e mbyll me 5.879 vota më shumë se PD

12 Maj 2025, 21:34 / POLITIKË
Është mbyllur procesi i numërimit në bashkinë e Librazhdit, ku nga rezultati i dalë në 55 kutitë e votimit vërehet një diferencë e thellë mes PS dhe PD.
Partia Socialiste ka fituar në këtë bashki 9 253 vota, ndërsa PD ka siguruar vetëm 3374 vota.
Sic shihet nga shifrat, mes dy forcave të mëdha politike ka një diferencë të thellë me 5 879 vota. Në qarkun e Elbasanit janë numëruar aktualisht 409 nga 508 kuti votimi.
Nga rezultatet e dala në këto qendra votimi, PS kryeson me 60.90% ose 63329 vota, kurse PD 29.16% ose 30318 vota dhe forcë e tretë rezulton “Mundësia” me 1.99 % ose 2069 vota.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
Nga Erl Kodra
ide

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit
Nga Ervis Iljazaj

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Nga Kreshnik Spahiu

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128