
Tentoi të fuste në “Arenën Kombëtare” një çantë të mbushur me fishekzjarrë për tifozët, ndalohet mjeku i Vllaznisë

12 Maj 2025, 21:18 / SPORT
Policia e Tiranës ka ndaluar një 31-vjeçar në “Arenën Kombëtare”, pasi ka tentuar të futet në stadium me një çantë të mbushur me fishekzjarrë, ku luhet ndeshja Vllaznia-Egnatia, e vlefshme për kampionatin “Abissnet Superiore”.
Sipas policisë është ndaluar shtetasi me iniciale B. F., 31 vjeç, banues në Shkodër, i cili i posedonte të futura në një çantë shpine.
Ndërkohë burime bëjnë me dije se i riu është pjesëtar i stafit mjekësor të Vllaznisë.
Ai ishte futur në çantën e mjekut flakadanë për t’i dërguar tek tifozët shkodranë, por forcat e rendit zbuluan skemën dhe e shoqëruan menjëherë.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
Nga Erl Kodra
ide

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit
Nga Ervis Iljazaj

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Nga Kreshnik Spahiu

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128