“Ç’më duhet karrigia?”/ Rama përmend për herë të parë mundësinë e dorëheqjes: Të flas të vërtetën, apo të them; ‘Më falni, gabuam!’

Kryeministri Edi Rama ashtu siç njoftoi dje, ka folur sot për çështjen e Zvërnecit. Ai tha se ndonëse ai këto ditë është lakuar si tradhtar, tha se ka një anë tjetër të medaljes.
Rama pohoi se ndoshta qytetarët do të donin që të dëgjonin që ai të thoshte; 'më falni, gabuam, projekti do të anulohet. Më pas ai shtroi pyetjen; pse duhet ta bëjë këtë?!'
“Që do të vijnë për të shkatërruar biodiversitetin e zonës. Po të më thonin se në vend të flamingove do pastroheshin paratë e zeza të mafieve ndërkombëtare. E të tjera që ju kanë thënë dhe i keni thënë duke i shpërndarë, deri duke bërë thirrje për të mbrojtur atdheun në rrezik. Unë e kuptoj shumë mirë të tërë këtë dhe zemërimin tuaj. Kam dy ditë që e pyes veten dhe po flas hapur, a duhet të tregoj anën tjetër të kësaj medalje, dhe vazhdoni të më ngriti mua tradhtar dhe të shitur te të huajt dhe të oligarkët. Apo mos vallë duhet të them më falni gabuam nuk e gjykuam mirë këtë punë, projekti do të anulohet dhe ju të qetësoheni dhe shijoni fitoren e një kauze që e parë nga ana juaj e medaljes është fisnike dhe un të rri në karrige të shty kohën e pushtetit, me shijen e hidhur të një humbje të madhe për Shqipërinë, për ju, për fëmijët e sotëm të Shqipërisë…Por baltën e marrë në fytyrë që më vjen për ditë mbi të gjallë dhe të vdekur të shtëpisë time nga turilloj që i ka duruar dhe i duroj, pikërisht sepse këtë mision e mbaj përsipër në emër të shumëkujt nga ju që sot i është bashkuar zemëratës në rrjete sociale duke më treguar mua me gisht. Çfarë më duhet karrigia pushteti, nëse unë duhet të heq dorë nga vizioni që kam ndarë me ju gjithë këto vite…Heq dorë nga ambicioz për ta bërë Shqipërinë një vend që të mos ketë zili askënd. Për çfarë më duhet pushteti dhe karrigia, që të qetësoheni ju dhe më pas të vazhdoni jetën tuaj dhe në vend të atij investimi të jashtëzakonshëm të bëhet copëtimi i radhës….”, tha mes të tjerash ai.
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
