Ndahet nga jeta anestezisti i njohur Dr. Mihallaq Prifti, reagon Shehu: Një humbje e madhe për mjekësinë shqiptare!

24 Prill 2025, 14:34 / POLITIKË ALFA PRESS

Ndahet nga jeta anestezisti i njohur Dr. Mihallaq Prifti, reagon Shehu: Një

Mjekësia shqiptare ka humbur një nga figurat e saj më të përkushtuara dhe të nderuara. Dr. Mihallaq Prifti, anestezist i njohur dhe një nga pionierët e këtij profesioni në vend, është ndarë nga jeta.

Lajmi është bërë i ditur nga deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, përmes një postimi në Facebook, ku shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e kolegut të tij të hershëm.

Nje lajm i hidhur ky për ‘largimin’ e një nga kolegët më të hershëm. Një anestezist i përkushtuar, pasionar në profesionin e tij, i aftë dhe shumë human. Një nga zanafillat e anestezisë sonë, model në punë e jetën e tij,” shkruan Shehu.

Ai shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur Dr. Priftin në çdo rrethanë.

 

Po ndodh...