
Nisja e procesit të numërimit, Celibashi i bën thirrje partive politike: Tregoni qetësi dhe vetëpërmbajte! Ja kur do të publikohet rezultati paraprak

11 Maj 2025, 20:05 / POLITIKË
Kryetari i KQZ i ka bërë thirrje partive politike të tregojnë qetësi, duke theksuar se votat janë në kuti dhe duhen pritur rezultatet.
“Ajo çfarë të gjithë do të duhet të kemi në vëmendje, qetësia që duhet të kenë partitë dhe u heqësit politike. Është e këshillueshme që deklarimet për rezultatet që vijnë pas vlerësimit të fletëve të votimit nga partitë politike janë pa asnjë vlerë dhe janë me kontribute jo pozitive.
Votat janë në kutitë e votimit dhe duhet të presim me durim numërimin. Duhet të ketë qetësi dhe vetëpërmbajtje nga të gjitha palët.
Rezultatin paraprak do të kemi jo më vonë se pasditja e të martës.
KQZ nuk do toleroje asnjë rast apo iniciative që shkon kundër integritetit të numërimit”, tha Celibashi.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
Nga Erl Kodra
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128