‘Opozita duhet të jetë alternativë’/ Gazetarja gozhdon Berishën: Jeni të paaftë që t’i imponoheni Edi Ramës

14 Maj 2026, 12:55 / POLITIKË ALFA PRESS

‘Opozita duhet të jetë alternativë’/ Gazetarja

Pas daljen nga seanca në parlament, Sali Berisha, është përballur nga disa pyetje "me spec" nga gazetarja e A2, Fjoralna Beleshi. Kjo e fundit i ka vënë në dukje se PD që Berisha drejton është e paaftë ti imponohet Edi Ramës dhe nuk shfaqet si alternativë, por i ka shpresat vetëm te goditjet që mazhoranca merr nga Brukseli.
Zoti Berisha, opozita është një faktor shumë i rëndësishëm politik. A është e paaftë opozita politikisht t’i imponohet Edi Ramës dhe ju e shikoni Brukselin si shpresën e vetme për ta kontestuar, për ta larguar, për ta kritikuar?

Sali Berisha: Jo, ne nuk e shohim Brukselin si shpresën e vetme. Por mos harroni se integrimi është shtyllë kryesore e programit tonë.
Dhe natyrisht nuk ka gjë më të dhimbshme se sa të humbasim një rast.
Ua them unë ju, në qoftë se BE përfshin Islandën pas referendumit që kanë, ka mundësi që t’u ftohet entuziazmi për Ballkanin Perëndimor.
Sot, po të shihni ju, publikimi i fundit i televizionit franko-gjerman, vetëm 43 përqind e francezëve mbështesin integrimin.
Dhe që të gjithë zgjerim të bazuar në kritere dhe meritë.

Por qëndrojmë në Shqipëri, a është përgjegjëse opozita për këtë situatë që është sot në Shqipëri pasi ka qenë e paaftë që t’i imponohet qeverisë së Edi Ramës në shumë sektorë dhe faktorë?

Sali Berisha: Tani, opozita po bën atë që mund të bëjë në kushtet e një regjimi autoritar dhe mendoj se me qëndresën e saj në kushtet e regjimit autoritar, opozita është bërë një zë pa diskutim i fuqishëm dhe i dëgjueshëm.
Dy komisione faktmbledhëse, nuk po flas për 8 rezoluta, por dy komisione faktmbledhëse që është një hap tjetër shumë i veçantë, është vendim shumë i veçantë vendimi për të dërguar komision faktmbledhës, të dyja janë nisma dhe kërkesa të opozitës dhe janë plotësuar.
Pra, në një farë mënyre kjo dëshmon se shqiptarët kanë vërtet një avokat të besueshëm në procesin e integrimit.

Por opozita nuk është vetëm avokat zoti Berisha, është alternativë...

Sali Berisha: Alternativën e kemi të shkëlqyer ne. Ata që vënë në diskutim alternativën e PD, unë njerëzisht u kërkoj të lexojnë të gjithë programin e saj të paraqitur dhe që po e paraqet çdo javë. Ose njerëzisht u kërkoj të marrin historikun e saj të arritjeve të saj shumë të mëdha.

 

Po ndodh...

ide