Partia Demokratike do që Irena Gjoka të merret e pandehur, SPAK kërkon pushimin e çështjes, Gjykata e Posaçme shtyn seancën

4 Maj 2026, 14:32 / POLITIKË ALFA PRESS
Partia Demokratike do që Irena Gjoka të merret e pandehur, SPAK

Gjykata e Posaçme ka shtyrë këtë të hënë seancën për pushimin e çështjes në ngarkim të magjistrates Irena Gjoka, pasi Partia Demokratike si palë që ka iniciuar procesin penal, kërkoi përjashtimin e gjyqtares Marinela Osmani nga trupa gjykuese.

Partia Demokratik nuk është dakord me pushimin e kërkuar të çështjes nga Prokuroria e Posaçme dhe kërkon që Irena Gjoka të merret e pandehur, në mënyrë që më pas ndaj saj të nisë procesi penal.

Vetë SPAK, i është drejtuar togave të zeza me kërkesën për pushimin e çështjes ndaj Gjokës, duke renditur disa arsye; që nga parashkrimi i veprës penale, mosdijenia e gjyqtares për një vendim të dhënë nga drejtësia greke në mungesë në vitin 2005, etj.

Konkretisht një proces gjyqësor në shtetin helen, në vitin 2005, ku është konstatuar se në dy raste në kufi, Irena Gjoka ka përdorur “dokumente të parregullta dhe ka bërë tentativa për hyrje me të dhëna të ndryshme identifikuese”.

SPAK më herët ka konfirmuar se gjyqtarja Irena Gjoka “është deklaruar fajtore për veprën penale të parashikuar nga legjislacioni penal grek “Hyrja dhe qëndrimi i të huajve në Territorin Grek”, e dënuar me burgim dhe gjobë (konvertuar në gjobë sipas dispozitivit të vendimit)”.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar edhe pushimin e procedimit penal për gjyqtaren, nën argumentin se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për vijimin e mëtejshëm të ndjekjes penale dhe se nuk provohet që ajo të këtë kryer vepër penale.

SPAK arsyeton më tej se në dëshmitë e penalitetit të lëshuara nga mediat greke, nuk figurojnë të dhëna për dëmin penal për Irena Gjokën dhe as dijenia e saj për një proces që është zhvilluar në mungesë, njoftimi nuk është bërë, dhe dënimi nuk i është njoftuar.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide