"Partia nuk është e Flamur Nokës," Alesia Balliu reagon ndaj përjashtimeve: Vendimet merren sipas interesave

Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Alesia Balliu, ka reaguar ashpër pas vendimit të Flamur Nokës për përjashtimin nga partia të dy anëtarëve, Aridian Burgijan dhe Arlind Boshnjaku.
Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Balliu vë në dyshim arsyetimin e këtij vendimi, duke theksuar se justifikimi për bashkëpunim të fshehtë me Partinë Socialiste ngre pikëpyetje mbi standardet që përdoren brenda PD-së. Ajo kërkon një sqarim publik se pse, sipas saj, i njëjti standard nuk zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë.
Balliu përmend konkretisht rastin e deputetit të Elbasanit, Blendi Himçi, për të cilin thotë se prej kohësh qarkullojnë pretendime mbi përfitime të familjarëve të tij nga qeveria. Sipas saj, fakti që këto raste nuk trajtohen njësoj tregon për ekzistencën e një standardi të dyfishtë brenda strukturave drejtuese të partisë.
Në reagimin e saj, ajo kritikon ashpër mënyrën se si, sipas saj, përjashtohen anëtarë të caktuar që nuk përputhen me interesat e drejtuesve, ndërsa të tjerë, që mund të kenë lidhje apo përfitime, jo vetëm që nuk penalizohen, por edhe fuqizohen politikisht.
Në fund, Balliu thekson se Partia Demokratike nuk mund të forcohet përmes përjashtimeve dhe përçarjeve të brendshme, por vetëm përmes ndërtimit të një kulture politike të drejtë dhe të barabartë për të gjithë anëtarët. Ajo shton se partia duhet të rikthehet në një hapësirë që u përket demokratëve dhe jo individëve të veçantë, duke nënvizuar nevojën për ndaljen e “thikave pas shpine” dhe për një reflektim të thellë brenda saj.
"Sot Flamur Noka përjashtoi nga Partia Demokratike dy demokratë si Aridian Burgijan dhe Arlind Boshku, me justifikimin se këta paskan bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë me PS.
Por pyetja që duhet bërë sot publikisht është kjo: pse Flamur Noka nuk e përdor të njëjtin standard për të gjithë?
Pse nuk e ndjek të njëjtin parim për deputetin e Elbasanit Blendi Himçi, kur prej kohësh flitet hapur se vëllai i tij merr tendera nga qeveria e Edi Rama dhe bashkëshortja e tij punon në institucione që varen nga kjo qeveri?
Pse ky standart i dyfishtë, pra kur bëhet fjalë për dy demokratë që nuk i shërbejnë interesave të Flamurit, përjashtohen menjëherë. Kur bëhet fjalë për njerëz që i mbushin xhepin me para Flamur Nokës ata gradohen edhe ju jepet fuqi politike.
Partia Demokratike nuk do të bëhet më e fortë duke përjashtuar demokratë një nga një, si të ishin armiq. Do të bëhet më e fortë vetëm ditën kur të ndalen thikat pas shpine dhe kur të kuptohet një herë e mirë që PD është e demokratëve dhe jo e Flamur Nokës." shkruan Balliu.
Po ndodh...
ide
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
Kjo PD, nuk di të vlerësojë as jetën dhe as vdekjen më!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128