“Asnjëherë nuk jam trajtuar kaq mirë sa në Shqipëri”/ Sylvinho flet për përvojën e tij 'kuqezi' në median braziliane

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, mund të mbyllë aventurën e tij me kuqezinjtë pas Botërorit 2026, kur i përfundon edhe kontrata.
Megjithatë, ai e konsideron eksperiencën në Shqipëri si të veçantë dhe të paharrueshme.
Në një intervistë për një media braziliane, Silvinjo tregon se nuk është ndjerë kurrë kaq i mirëpritur sa në Shqipëri, pavarësisht se ka luajtur dhe jetuar në vende të ndryshme të botës.
Sipas tij, mikpritja dhe bujaria e shqiptarëve janë të rralla.
Ai sjell shembuj nga përditshmëria, ku shpeshherë njerëz të panjohur i kanë paguar ushqimin në restorant apo i kanë ofruar ndihmë në mënyrë diskrete.
Edhe në situata të zakonshme, si daljet për drekë, ai tregon se gjithmonë ka gjetur një ambient të hapur dhe të gatshëm për të.
Silvinjo thotë se kjo sjellje e njerëzve e bën të ndjejë më shumë përgjegjësi për të dhënë maksimumin me ekipin kombëtar, pasi përfaqëson një vend që e ka pritur në mënyrë të veçantë.
Po ndodh...
ide
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
Kjo PD, nuk di të vlerësojë as jetën dhe as vdekjen më!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128