
PD ka urdhëruar bllokimin e numërimit të votave nga Greqia, Celibashi: Ndërhyrjet në proces janë të papranueshme

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se ka nisur procesi i numërimit edhe për votat e diasporës.
Në një deklaratë për mediat Celibashi u shpreh se procesi merr pak kohë, ndërsa tha se shpreson që të shkojë në shinat e ligjit.
“Kemi filluar procesin e numërimit të votës së diasporës. Kemi filluar numërimin e votuesve që janë me regjistrim në qarkun Tiranë, Korcës, Gjirokastrës dhe Dibrës. Procesi është merr pak kohë, sepse duhet nxjerrë nga zarfi B, zarfin A që mban fletën e votimit. Do të bëjmë ndarjen e zarfit B që mban të dhënat e identifikimit. Shpresojmë që procesi të shkojë mirë, sic duhet në shinat e ligjit”, tha Celibashi.
Ndërsa në lidhje me votat e Greqisë, për të cilat PD kërkon që të veçohen Celibashi tha nuk është mirë që partitë politike të ndërhyjnë në zgjedhje, ndërsa tha se shumë shpejt do të marrë KQZ një vendimmarrje.
“Mesa duket mesazhet që përcollëm në përfundim të procesit të votimit nuk kanë rezonuar shumë mirë për të gjithë. Jemi duke vlerësuar këtë situatë. Kemi komunikuar me anëtarët e grupeve të numërimit për ta zgjidhur këtë situatë. Është në kompetencën e anëtarëve të grupeve të numërimit. Nëse ata nuk marrin këtë vendim e merr komisioni i administrimit të votave nga jashtë. Duket që e kemi të bllokuar situatën për qarkun e Korçës, por do të marrim një vendim këtë situatë”.
“Nuk është mirë që përfaqësues politike të angazhohen në procesin e numërimit. Ndërhyrjet në proces janë të papranueshme”, tha Celibashi.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128