“PD këtu ka ndërtuar “Noc Rrokun”!/ Rama në Shkodër: Kemi bërë sa mundemi, pa dëme! Sot kur erdha, nuk u ndjeva sikur po hyja në Kandahar

25 Prill 2025, 18:50 / POLITIKË ALFA PRESS

“PD këtu ka ndërtuar “Noc Rrokun”!/ Rama në

Kryeministri Edi Rama, në takimin elektoral me gra dhe vajza në Shkodër, u shpreh se sot kur shkoi në Shkodër, nuk u ndje sikur po hynte në Kandahar, kjo sipas tij, falë investimeve qe janë bërë në qytet.

“Sot kur erdha në Shkodër, te hyrja nuk u ndjeva sikur po hyja në Kandahar. Ishte çliruar komplet pjesa e majtë e që sheh liqenin dhe aty ne do bëjmë një nga parqet më të bukur të Shqipërisë”, tha ai.

Rama u shpreh më tej se me drejtimin e Bashkisë prej dy vitesh nga socialistët janë bërë ndërtime, ndërsa sipes tij, PD në të gjithë vitet e mëparshme, kanë ndërtuar “Noc Rrokun”.

“Në dy vite, këtu kemi ndërtuar sa kemi mundur, por nuk kemi bërë asnjë dëm. Ndërkohë Që në të gjithë vitet e mëparshme, ata kanë ndërtuar “Noc Rrokun” dhe kanë bërë vetëm dëmë”, tha Rama.

Rama: Në dy vite, këtu kemi ndërtuar sa kemi mundur, por nuk kemi bërë asnjë dëm. Ndërkohë Që në të gjithë vitet e mëparshme, ata kanë ndërtuar “Noc Rrokun” dhe kanë bërë vetëm dëmë. Sot ishim te shkolla “Ismail Qemali”, nuk kam ndjerë ndonjëherë, prej kohësh nuk e kisha ndjerë atë djegie këtu në gjoks kur kam hyrë para ca kohësh te shkolla “Ndre Mjeda, një nga shkolla më të mira, më rezultate, dhe një godinë që nuk e gjen më në qytetet qendra qarku të Shqipërisë.

Duhet të shkosh shumë larg, në periferi të gjesh një godinë si ajo e shkollës ku ne po bëjmë tani rindërtimin. Sot. Te shkolla, “Ismail Qemali”, që ka një rëndësinë për të gjithë Shqipërinë, pasi është hapur disa muaj pas pavarësisë, 1913.

Në mes të qytetit, e ndërtuar, e prishur, e ndërtuar nga komunistët në 1971, që atëherë veç futi bojë sipër, asnjë investim, zero. Dhe aty, sot ne prezantuam projektin dhe do të jetë një nga shkollat më të bukura të Ballkanit…. Sot kur erdha në Shkodër, te hyrja nuk u ndjeva sikur po hyja në Kandahar. Ishte çliruar komplet pjesa e majtë e që sheh liqenin dhe aty ne do bëjmë një nga parqet më të bukur të Shqipërisë.