
Pëllumb Seferi falënderon figurat ikonë të Tironës!

Kandidati për deputet nga Koalicioni Euroatlantik në Njësinë 8, Pëllumb Seferi, ka ndarë një mesazh zemre për Tironën dhe figurat që e kanë bërë këtë ekip simbol të kryeqytetit. Në një postim të ndjerë, Seferi theksoi se Tirona nuk do të kuptohej pa ekipin e saj të zemrës, dhe se vetë ky ekip nuk do të ishte ai që ka pushtuar mijëra zemra pa kontributin e njerëzve si Met Jarani, Giçe dhe Besnik Triplini.
“Unë besoj se udhëtimi ynë drejt 11 Majit nuk do të ishte as i plotë e as i zjarrtë pa mbështetjen e tyre,” u shpreh Seferi, duke e lidhur pasionin për futbollin me energjinë për ndryshim në politikë.
Ai mbylli mesazhin me një thirrje për bashkim dhe shpresë:
“Faleminderit Tirona! Faleminderit zemrës së tifozerisë sonë! Bashkë për ndryshimin, ashtu siç Tirana di ta bëjë!”

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128