“Qytetarët janë vetëdijësuar se korupsioni I 7x7=313 ka zbrazur xhepat e tyre”, Basha: Vetëm vota për numrin 4 godet korrupsionin dhe paratë e të korruptuarve i kthen tek ekonomia shqiptare, tek shqiptarët

7 Maj 2025, 15:51 / POLITIKË ALFA PRESS

“Qytetarët janë vetëdijësuar se korupsioni I 7x7=313

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik ka vijuar ditën e sotme takime me qytetarët dhe me bizneset në Njësitë 10, 5 dhe 2. Korrupsioni është kryefjala e qytetarëve që ka sjell vështirësitë ekonomike, ndërsa shprehin mbështetje për alternativën e Koalicionit Euroatlantik për të dalë nga situate ku e kanë çuar krerët e tranzicionit.

“Gjithë këto pislliqe që kanë bërë këta, Zoti ta bëftë mbarë. Më bëhet qejfi shumë! Un; ty do ta jape votën” – u shpreh një e moshuar. “Me kismet Zotit, të ikin këta të vjetrit që na kanë zhyt”- u shpreh një tjetër. 

Basha nga ana tjetër tha se ka një vetëdijësim nga për se problemet e mëdha me të cilat përballen shqiptarët, ndëshkimin e korrupsionit dhe votën për veten e tyre, familjen e tyre. Ai shprehet se shumë prej tyre kanë zgjedhur programin dhe kandidatët e Koalicionit Euroatlantik, numrit 4.

“Ditën e sotme takime me qytetarë, me familjarë, me të rinj, me të moshuar. Ka një vetëdijësim se problemet e mëdha me të cilat përballen shqiptarët, familjarët e tyre, nga pensionet e ulëta tek gjendja ekonomike, tek çmimet e larta, tek pamundësia për rininë, e kanë një përgjigje në datë 11 maj: ndëshkimin e korrupsionit dhe votën për veten e tyre, familjen e tyre, alternativën më të mirë e cila padiskutim është programi dhe kandidatët e Koalicionit Euroatlantik, numrit 4. Ndaj, thirrja jonë vazhdon të jetë për këta qytetarë, ditën e diel masivisht dilni votoni për veten tuaj, për familjet tuaja, për ndryshimin.

Vetëm vota për numrin 4 godet korrupsionin dhe paratë e të korruptuarve i kthen tek ekonomia shqiptare, tek xhepat e shqiptarëve” – u shpreh Basha.Drejtuesi politik Koalicionit Euroatlantik gjatë takimeve që pati foli edhe për pikat kryesore të programit:

Për sipërmarrësit:
•Vendosja e taksës së sheshtë në masën 9%
•Heqja e TVSH për biznesin e vogël
•Lehtësira reale për hapjen dhe formalizimin e çdo iniciative të ndershme

Për familjet shqiptare:
•Subvencione për strehimin e çifteve të reja
•Dyfishim i ndihmës për nënat kryefamiljare
•Deri në 20 mijë euro bonus për fëmijën e tretë

Për të rinjtë:
•100 milionë euro investime për programin NextGen në 4 vite
•Praktika të paguara, mbështetje për start-up-et dhe bursa për vajzat
•Shkolla me orar të zgjatur, drekë të garantuar dhe kushte që i japin vlerë arsimit publik

Për pensionistët: 
• Brenda katër viteve pensioni minimal 250 mijë lekë, pensioni mesatar 450 mijë lekë. 
• Për çdo pensionist nën 300 mijë lekë një shumë fikse për të kompensuar çdo muaj faturën e energjisë, si dhe sa i takon barnave, rimbursim 100% i barnave.

Për ish-të përndjekurit: 
• Përmbylljen e plotë pas rishikimit sipas objektivave të dëmshpërblimit financiar për ish-të përndjekurit politikë dhe pasardhësit e tyre, në mënyrë të plotë brenda katër viteve të ardhshme. 
• Trajtimin e statusit financiar të statusit të të përndjekurit politik me efekt retroaktiv të barazvlefshëm me statusin e ish-ushtarakut në Republikën e Shqipërisë.
• Zgjatja me efekt të menjëhershëm dhe deri në përfundim të procesit të shqyrtimit të mbi dy mijë dosjeve të mbetura pezull dhe të pashqyrtuara për mungesë të qartë të vullnetit politik. 
• Rishikimin e vendimeve të padrejta të marrë për të paktën 1600 raste të persekutimit, përfshirë të ekzekutimit, në veçanti në periudhën shtator 1944, mars 1945.

Në përfundim të takimeve, Basha theksoi se Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë:
Ose Shqipëria e 313-s dhe korrupsionit të pandëshkuar, ose Shqipëria e ndershme që zhvillohet dhe garanton një të ardhme më të mirë për çdo familje.

“Qytetarët janë vetëdijësuar se korupsioni I 7x7=313

“Qytetarët janë vetëdijësuar se korupsioni I 7x7=313

 

Po ndodh...