Bylis del me njoftim zyrtar, ndërpret bashkëpunimin me katër lojtarë

7 Maj 2025, 15:44 / SPORT ALFA PRESS

Bylis del me njoftim zyrtar, ndërpret bashkëpunimin me katër

Bylis ka njoftuar zyrtarisht largimin e katër lojtarëve. Bëhet fjalë për Klevis Hasanbelli, Kristo Mici, Laert Papa dhe Aleksandros Baci.

Ballshiotët patën një sezon të suksesshëm. Siguruan qëndrimin në elitë dhe për sezonin e ardhshëm, po ashtu ekipi B u shpall kampion në Kategorinë e Tretë.

“FK BYLIS ka ndërprerë bashkëpunimin dhe ka lënë të lirë futbollistët: portierin Klevis Hasanbelli, mbrojtësit Kristo Mici dhe Laert Papa dhe mesfushorin me tipare sulmuese, Aleksandros Baci.

FK Bylis i falënderon lojtarët e sipërpërmendur për kontributin e dhënë në realizimin e objektivit, si në skuadrën e parë, por edhe në ngjitjen e ekipit “B” një kategori më lartë, njëkohësisht edhe u uron suksese në vijimin e karrierës së tyre”, shkruhet në njoftimin e klubit.

 

Po ndodh...