Rama ndan foton familjare nga samiti i 8-të Europian! Në mesin e liderëve botërorë, kryeministri nuk harron “zakonin”, përqafime të ngrohta me Melonin

4 Maj 2026, 11:12 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama ndan foton familjare nga samiti i 8-të Europian! Në mesin e

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga takimi i samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian, ku udhëheqësit botërore shfaqen rresht njëri pas tjetrit.

Në mesin e dhjetë udhëheqësve ajo që bie në sy është afrimiteti mes homologëve Rama e Meloni, ky dyshja si zakonisht shfaqet duke u përshëndetur teksa ndajnë një përqafim mes tyre. 

Siç raportuam dhe më parë, sot në Armeni do të zhvillohet takimi i 8-të i Komunitetit Politik Europian, ku është  i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

“Është një tjetër samit, Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe një tjetër mundësi për të ndarë ambiciet dhe shqetësimet tona të përbashkëta. Ndërkohë, është një tjetër shans i madh për të parë se sa mund të bëjmë së bashku dhe sa e rëndësishme është te ecet përpara me bashkimin e Europës. Duhet të shohim se çfarë qëndron realisht pas dhe ndërkohë është e qartë, që kështu siç janë gjërat, NATO-ja duhet të mbështetet më shumë në pjesën europiane”,  tha Rama para gazetarëve teksa hyri në vendin ku do të mbahet takimi.

Kryeministri Rama mbërriti ditën e djeshme në vendin e takimit në Yerevan në të njëjtën kohë me shefin e NATO-s, Mark Rutte dhe kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

 

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide