Rama në Dibër: PS mendon vetëm për interesin kombëtar dhe popullin

Kryeministri Edi Rama, foli në festën e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Dibër.
Ai e paraqiti PS-në si shpëtimtaren e kombit, duke e vendosur veten dhe partinë në rolin e forcës së vetme që mendon për popullin.
Kryeministri foli për Rrugën e Arbrit, duke e paraqitur si një arritje historike të PS-së.
Megjithatë, ky projekt i vonuar është shoqëruar me probleme teknike dhe financiare, ndërsa Rama e shet si simbol të vizionit socialist.
“Do të ishte e pa mendueshme përpara se ne t’ja dilnim të ndërtonim rrugën e dibranëve, rrugën e Arbrit që të vije të bëje një takim dhe të ktheheshe për një takim tjetër në Tiranë. Kjo u realizua por nuk është fundi por vazhdimi i një rruge që është rruga e PS në të cilën ne kemi parë dhe kemi dëgjuar shumë por dhe kemi bërë shumë.
Historia e PS nuk nis me momentin kur hyra në parti unë me Ulsiun por nis në momentin kur socialistët dhe progresistët bënë një zgjedhje shumë të qartë dhe u shkëputën në mënyrë shumë të arsyeshme nga e shkuara duke i dhënë jetë një partia e cila këto 35 vite ka shënuar disa gjëra shumë të rëndësishme në librin e jetës politike shqiptare.
PS ka provuar më shumë se një herë që është e vetmja forcë politike e cila një marrëdhënie të kristaltë me interesin kombëtar.
Shembulli më kulmor i këtij fakti është i lidhur më atë periudhë kur PS dhe lideri historik Fatos Nano bombardoheshin nga të 4 anët si të lidhur me Beogradin por ishin ata që bombardonin ata që ditën flisnin për Kosovën, thyenin embargon që bota demokratike i kishte Milloshëvicit dhe i shisnin naftë atij për të furnizuar makinerinë fashiste të spartimit etnik.
Ndërkohë ishte PS dhe ishin njëra pas tjetër këto qeveri që nuk lanë asgjë pa bërë hapur dhe mbyllur për të mbështetur UCK-në dhe çlirimin e Kosovës.
PS në këto 35 vite ka bërë shumë edhe në të shkuarën ndryshe nga ata që u paraqiten si forca e të ardhmes dhe e kthyen Shqipërinë përmbys duke sjellë shkatërrim por PS diti shumë mirë të ndahej nga diktatura në mënyrë të qartë dhe asnjëherë mos të mjegullojë vështrimin mbi luftën nacional çlirimtare dhe mbi historinë e vërtet të çlirimit të Shqipërisë”, theksoi ai.
Po ndodh...
Hegjemonia e budallallëkut funksional!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128