Rama përcakton pasardhëse: Shqipëria do të drejtohet nga një kryeministre grua në vitin 2030

11 Prill 2025, 19:27 / POLITIKË ALFA PRESS
Rama përcakton pasardhëse: Shqipëria do të drejtohet nga

Edi Rama lëshoi një deklaratë befasuese këtë të premte në hapjen zyrtare të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 majit, duke thënë se në vitin 2030, Shqipëria do të ketë një kryeministre grua.

“E kemi hapur trasenë për të ndërtuar dy ose tre aleanca shumë strategjike që do ta shndërrojnë, mbajeni mend sot këtë fjalë dhe në 2030 me ndihmën e Zotit do të shihemi përsëri, se do të vijmë të mbështesim kryeministren grua. Në vitin 2030 Shqipëria do të drejtohet nga një grua”, tha Edi Rama.

“Shqipëria është grua, Europa është grua!” Rama: Mëngjesin e 12 majit vendi do të gdhihet i gjithi i mbuluar me rozë

Rama tha se “Shqipëria është grua, Europa është grua!”, ndërsa theksoi se PS mbështetet në rang kombëtar nga 56% gra dhe vajza. Më tej, kryeministri parashikoi se më 12 maji Shqipëria do të gdhihet e gjitha e mbuluar me rozë.

“Nëna motra, bija, kudo ku jeni, sot jemi mbledhur njëkohësisht në të dymbëdhjetë qarqet e vendit, ku do zhvillohen 12 gara, për të nisur zyrtarisht fushatën e 11 majit. Duke qenë se ishte e vetmja mënyrë për të lidhur bashkë të gjitha forcat komando të Forumit të Gruas, ne menduam se më e udhës ishte të mblidheshin drejtueset dhe koordinaroret e çdo qarku, për të përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë: Shqipëria është grua! Europa është grua dhe suksesi i përpjekjes për Shqipërinë 2030 varet nga nënat nga motra dhe bijat e Shqipërisë.

PS-në e mbështesin në rang kombëtar 56% gra e vajza, ndërsa në qarqe të caktuara kjo mbështetje shkon deri në 68 përqind. Nëse te gratë dhe vaj

Në mëngjesin e 12 majit Shqipëria do të gdhihet e gjitha e mbuluar me rozë, e cila është ngjyra e grave dhe e vajzave, por edhe e Partisë Socialiste të Shqipërisë”, tha Rama.

“52% e listave të mbyllura të PS do të jetë e juaja”- Rama takim me vajzat dhe gratë: Keni 71 përfaqësuese në skuadrën tonë

Kryeministri Edi Rama është shprehur se lista e kandidatëve të Partisë Socialiste i ka përfaqësuar në mënyrën më dinjitoze gratë dhe vajzat shqiptare.

Komentet Rama i bëri gjatë një takimi me gra dhe vajza në kryeqytet, ku tha se 52 % e kandidatëve në listat e mbyllura të PS, janë vajza e gra, shkruan.

Ai tha gjithashtu se shumë gra dhe vajza nga Partia Demokratike i janë bashkuar PS-së në këtë fushatë elektorale.

“Ju sot keni 71 përfaqësuese në skuadrën tonë të 11 majit. Dhe keni 1/3 e drejtuesve politikë të PS-së. Por shifra më e bukur është 52% i plotë në listën e mbyllur, i cili është i juaji, jo i burrave dhe i djemve.

Unë kam besuar gjithmonë që hendekun absurd të tifozllëkut, absurditetit mes luftës politike këtu në Shqipëri të trashëguar nga e kaluara, mund ta ngushtojnë vetëm gratë dhe vajzat.

Kurajo e Zamirës, në listën e Vlorës, për të na u bashkuar ne, duke ardhur nga kampi tjetër, unë jam i bindur që nuk është rastësi dhe rast i veçuar i një momenti elektoral, ndërkohë që gra dhe vajza të kampit tjetër u janë afruar apo bashkuar strukturave tona”, tha Rama.