"Nuk pyes për përjashtimet e Nokës"/ Salianji e vendos: Do të garoj për kryetar të Partisë Demokratike!

Ish-deputeti Ervin Salianji ka deklaruar se do të kandidojë në garën për kryetar të Partisë Demokratike, në zgjedhjet e përcaktuara më 23 maj dhe nuk i konsideron "përjashtimet" e Flamur Nokës.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, dhe te TPZ i Ylli Rakimit, Salianji u shpreh se do të marrë pjesë në garë, por ngriti shqetësime për mënyrën se si po organizohet procesi brenda partisë.
“Po, do të jem në garën për kryetar të PD, pavarësisht se është përcaktuar data e zgjedhjeve që është 23 maj, por PD nuk ka përcaktuar siç duhet procesin, sepse ka një parim ku dalin listat e votuesve, rregullat për garuesit dhe kushtet e barabarta të garës, siç bëhet në zgjedhjet e përgjithshme”, u shpreh ai.
Salianji theksoi nevojën që gara për drejtimin e Partisë Demokratike të zhvillohet mbi standarde të qarta dhe të barabarta për të gjithë kandidatët, në mënyrë që procesi të jetë i besueshëm dhe transparent.
Po ndodh...
ide
Namiri, modeli i luftës së shoqërisë në pabarazinë e vlerave
Humbja që lë pas boshllëk
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128