“Salianji përdori siglën e PD për të sulmuar kryetarin”, Gjin Gjoni: Statuti parashikon fraksionet!

4 Maj 2026, 22:11 / POLITIKË ALFA PRESS
“Salianji përdori siglën e PD për të sulmuar

Deputeti i Partisë Demokratike Gjin Gjoni, i ftuar në emisionin “Studio24”, ka folur për zhvillimet e brendshme në PD, duke u ndalur te gara për drejtimin e partisë dhe përjashtimet nga procesi zgjedhor.

Sipas tij, gara për kryetar është një proces normal dhe brenda rregullave statutore të partisë, ndërsa theksoi se askujt nuk i është mohuar e drejta për të garuar, por se çdo kandidat duhet të respektojë kornizat e përcaktuara.

“PD ka rregulla dhe një statut që përcakton qartë kufijtë. Dy figura që janë përjashtuar nga gara janë përjashtuar më parë edhe nga partia,” u shpreh Gjoni, duke iu referuar vendimeve të brendshme të strukturave drejtuese.

Ai komentoi gjithashtu rastin e ish-deputetit Ervin Salianji, duke deklaruar se, sipas tij, individë që përdorin siglën e PD-së ndërkohë që sulmojnë partinë dhe drejtuesit e saj nuk mund të jenë pjesë e një gare për drejtim.

Gjoni tha se statuti i vitit 2021 parashikon edhe mundësinë e fraksioneve brenda partisë, duke e cilësuar këtë si një hap që lejon grupe të ndryshme të shprehin qëndrimet e tyre politike.

Deputeti u ndal edhe te nevoja për hapje dhe reformim të partisë, duke pranuar se PD nuk i ka bërë të gjitha gjërat siç duhet dhe ka nevojë për përmirësim të vazhdueshëm.

“Partia Demokratike ka nevojë për reformim dhe për hapje. Duhet të përfshijë edhe atë që quhet ‘pjesa gri’ e elektoratit për t’u bërë konkurruese për pushtet,” tha ai.

Në të njëjtën kohë, Gjoni theksoi se debati i brendshëm duhet të mbetet politik dhe jo personal, duke shtuar se fyerjet nuk ndihmojnë në krijimin e një klime normale gare për drejtimin e partisë.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide