
“Shqipërisë i ka ikur shansi për rotacion me këtë regjim”/ Lubonja: PD do kontestojë zgjedhjet

Fatos Lubonja thekson se opozita dhe PD do të kenë një kontestim për këto zgjedhje.
Sakaq, ai beson se rotacioni është disi i pamundur, pasi PS sipas tij ka instaluar një regjim që nuk lejon ndryshimin me votë.
Lubonja: Dëgjuam që Berisha ka folur për dy banda me emër. Nga një anë megjithatë problematikën e sherreve e shikoja më pozitive se këtë që na raportoi zonja, këtë qetësinë. Se kur ka dy parti të fuqishme, që i kam quajtur banda të baraspeshuara. Të dy palët kishin njerëzit e tyre me konflikte. Nuk ishte kjo qetësia sipas interpretimit nga nënshtrimi total, kur ka vetëm një bandë që kontrollon qytetin. PD thotë do fitojmë, nuk ka të drejtë të na thotë na vodhën. Në Dibër ka pasur më shumë ndeshje, përplasje. Mendimi im që në një regjim sa më i fortë bëhet, aq më pak trazira ka vendi për mirë dhe për keq. Duhet parë deri në fund si është teknika e manipulimit. Janë më të sofistikuara me blerje. Që kur bëhen sondazhet janë vendosur si do votohen njerëzit. E pamundur në një shtet normal që të fitosh mandatin e katërt i vetëm. PD do ketë një lloj mosnjohje të zgjedhje, kontestim të zgjedhjeve. Mendoj gjithsesi ka vend për kontestim.
Shqipërisë i ka ikur shansi për të bërë rotacione me këtë regjim. Mos harro se kontestime ka pasur vazhdimisht, edhe në 2009. Gjithmonë ka patur.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128