“Sistemi zgjedhor keqkuptoi vullnetin politik të zgjedhësve”/ Paskal Milo: E padrejtë që partitë e vogla të marrin 70 mijë vota dhe të nxjerrin 1 mandat

15 Maj 2025, 21:45 / POLITIKË ALFA PRESS

“Sistemi zgjedhor keqkuptoi vullnetin politik të
Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, i ftuar në “LOG.” në News24, e ka konsideruar problematik sistemin zgjedhor për shkak se prodhon vazhdimisht fenomene negative që kanë të bëjnë me keqkuptimin e vullnetit të zgjedhësve shqiptarë.

Milo tha se nëse sistemi zgjedhor nuk ndryshon do të ketë gjithmonë zgjedhje jo të ndershme.

“Këtë vit u vu re fenomen i cuditshëm që nga 2008, sepse një parti politike merr 70 mijë vota dhe merr 1 mandat. Është padrejtësi e madhe që i bëhet dhjetëra mijëra votuesve që kanë shprehur vullnetin politik.

Kjo mjafton për të bërë një update të sistemit. Por për fakt të keq PS dhe PD si autorë të ndryshimit të sistemit në favor të tyre, nuk do të kenë vullnet që ta bëjnë ndryshimin pasi janë përfituesit  e mëdhenj që vijnë nga zbatimi i këtij sistemi elektoral që ne kemi aktualisht”, tha ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo.

 

Po ndodh...

ide