Tepelenë, hapen dy kutitë e para, PS kryeson...

11 Maj 2025, 23:52 / POLITIKË ALFA PRESS

Tepelenë, hapen dy kutitë e para, PS kryeson...

Ka nisur numërimi i votave në Tepelenë. Fillimisht kanë nisur që të numërohen kutitë e fshatrave Progonat, Nivicë dhe Sinanaj. 

Është hapur kutia e parë në fshatin Sinanaj, ku Partia Socialiste ka fituar 100 vota, Partia Demokratike 24 vota, Lëvizja Bashkë 2 vota, Partia Social-Demokrate 3 vota dhe vota të pavlefshme 5 vota. 

Kutia e dytë është hapur në Memaliaj, ku PS kryeson me 137 vota dhe PD vetëm me 50 vota.