Ja rezultati i zgjedhjeve në 21 qendra votimi në Vorë

11 Maj 2025, 23:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Ja rezultati i zgjedhjeve në 21 qendra votimi në Vorë

Kan dalë tashmë rezultatet paraprake nga 21 qendra votimi në qytetin e Vorës, ku është aplikuar sistemi i votimit dhe numërimit elektronik. Sipas këtyre të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 1902 vota ose 62%, ndërsa PD vetëm 1164 ose 38%

Edhe pse procesi i numërimit elektronik në Vorë ka përfunduar, rezultati përfundimtar zyrtar nuk do të publikohet deri ditën e nesërme, pas një kërkese të bërë nga Partia Demokratike për shtyrjen e shpalljes së rezultatit.

KQZ pranoi kërkesën e demokratëve, vendim i cili u cilësua si arbitrar nga Partia Socialiste.

Ndërkohë, simpatizantët e PS-së në qytet kanë nisur festimet në mënyrë spontane, duke hedhur fishekzjarrë në ajër. Megjithëse zyrtarisht asgjë nuk është shpallur ende, ata deklaruan për Euroneës Albania se “nuk e dinin rezultatin, por ndjenin fitoren”.

 

Po ndodh...

ide